Organizata e njohur ndërkombëtare OSBE e cila kohët e fundit ka dhënë një kontribut në proceset e ndryshme politike, në hartimin e Kushtetutës si dhe uljen e gjakërave mes politikanëve, ka vendosur të japë kontribut dhe një fushë të veçantë, të ndihmojë kopshtin e vetëm zoologjik në Shqipëri. Ky ka qënë prekuopimi i fundit i OSBE-së pas një vizite të zyrtarëve të saj të cilët pasi kanë parë kushtet e kopshtit tonë zoologjik, janë zotuar që do ta rregullojnë gjendjen e saj. Ndihma që do të japë OSBE, konsiston në pasurimin e mëtejshëm me kafshë të tjera, përmirësimi i ushqimit të kafshëve, si dhe rregullimi i ambienteve të brendshme të kopshtit.

Pamje Kopshti Zoologjik i shkatërruar, kafshë në kafaz./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj