“Parlamenti shqiptar të dënojë genocidin serb”

Vjosa Osmani e sheh tarifën e vendosur në rrugën e Kombit si një barrierë në rrugën e integrimit të 2 vendeve shqiptare dhe këtë ia tha ligjvënësve në fjalën e saj në parlament.

Nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Në kohën e integrimit evropian vendosja e çfarëdo barriere komunikimi mes dy vendeve tona është kundër frymës së lëvizjes së lirë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore e ndërshqiptare. Na lini të vijmë siç deshën të parën tanë, ashtu siç duam ne dhe siç do duan dhe fëmijët tanë”.

Kryeparlamentarja dhe presidentja në detyrë e Kosovës kërkon nga parlamenti shqiptar të bashkojnë forcat dhe të miratojnë se bashku dhe rezolutën kundër genocidit serb.

Thirrje Kuvendit që t’i bashkohet Kuvendit të Kosovës. Ne duhet t’i bashkojmë përpjekjet tona për viktimat që i shkaktoi Serbia. Drejtësi për fëmijët e vrarë, për motrat e nënat e dhunuara, drejtësi!

Kosovës nuk mund t’i kërkojë që të japë më shumë. Kosova ka dhënë më shumë se askush, ka dhënë mbi 1 mijë fëmijë.

Kemi detyrë kombëtare, por mbi të gjitha detyrë morale, që meqë punojmë për një hapje të kapitullit të ri, ta lexojmë dhe ta mësojmë kapitullin që qëndron para nesh, që t’i qëndrojmë pranë njëra-tjetrës, si dy motra. Ky kapitull na mësoi se Serbia nuk ka ndryshuar dhe duhet të jemi bashkë për të ndalur frymën e urrejtjes”.

Për sa u përket marrëdhënieve me Serbinë, ajo shprehu edhe njëherë qëndrimin e saj kundër çdo shkëmbimi territoresh.

“Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj. Serbia duhet të pendohet të kërkojë falje dhe të dënohet dhe jo të shpërblehet. Kjo duhet thënë me zë të lartë”.

Osmani e sheh të domosdoshme që të dëgjohen mesazhet e të rinjve nga politika e cila duhet të punojnë për t’i qëndruar larg vendosjes së regjimeve si ai komunist viktima e të cilit janë dhe familjare të saj sikurse dhe viktima të regjimit serb.

“Gjyshi vdiq nga torturat serbe ndërsa vëllai i tij u varros për së gjalli nga Enver Hoxha”.

Kryetar i kuvendit Gramoz Rucit tha se luftëtarët e UÇK ishin viktimë e agresionit serb e këtë të vërtetë, sipas tij, do ta ndihmojë të konfirmohet dhe Komisioni i  Posaçëm i Parlamentit shqiptar për raportin e Dick Martit.

Tv Klan