Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur 21-vjeçarja Eleni Tofaloudis takon poshtë shtëpisë së saj shqiptarin Aleksandër Luca dhe sëbashku largohen për në banesën e 21-vjeçarit Manoli Koukouras.

Eleni mund të shihet që e takon Aleksandrin miqësisht, pa e ditur se pak orë më vonë ajo do të ishte viktima e një vrasjeje makabre. Dy djemtë akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke, e cila u gjet në shkëmbinj më 28 Nëntor, në ishullin e Rodos.

Sipas mediave vendase, mbrëmjen e së mërkurës autoritetet kanë mundur të gjejnë edhe shufrën metalike me të cilën e reja u godit në kokë. E konsideruar si armë krimi, sendi u gjet pranë vendit ku dy të rinjtë hodhën trupin e pajetë të studentes, pas dëshmisë së 19-vjeçarit shqiptar.

Një ditë më parë, mediat zbardhën dëshminë e Aleksandër Lucës, i cili para efektivëve të policisë tha se kishte qenë miku i tij grek ai që e kishte goditur studenten me shufër hekuri në kokë, e më pas i kishte kërkuar që ta “

hiqnin qafe”.

Nga ana e tij, 21-vjeçari Maloni Koukouras i ka mohuar akuzat. Autoritetet po punojnë për të mbledhur prova që pritet të tregojnë përfshirjen e tij në krim, ndërsa mësohet se është kërkuar edhe zhbllokimi i llogarisë së tij në Facebook.

Tre të rinjtë ishin në shtëpinë e 21-vjeçarit Koukouras kur tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me Elenin, por ajo i refuzoi. Ata e goditën me shufër pas koke dhe më pas e hodhën trupin e saj nga një shkëmb. E reja vdiq nga mbytja, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se vajza ishte abuzuar edhe seksualisht.

/tvklan.al