Një sasi prej rreth 200 gramë tritol është vendosur mëngjesin e sotëm në hyrje të një lokali në lagjen “Pavaresia” të qytetit të Vlorës. Eksplozivi ishte me fitil dhe është konstatuar nga pronari Adratik Brahimaj.

Për fat të mirë lënda eksplozive nuk ka shpërthyer dhe pas konstatimit, policia ka bërë çaktivizimin e saj.

Në Nëntor të 2018-s në zonën e Skelës, pronarit të lokalit i plagosën me armë zjarri djalin, Brikelo Brahimaj. Dyshohet se ngjarja e sotme ka si shkak konfliktet e vjetra.

/tvklan.al