Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Koordinatori special i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore Bodo Homba i  ndodhur për një vizitë disa ditore në vendin tonë ka zhvilluar sot një sërë takimesh me drejtues të lartë të shtetit shqiptarë, me kryeministrin Meta, me presidentin Mejdani, ministrin Milo si dhe me kryetarin e PS Nano.

Në këto takime Homba është shprehur se Shqipëria është një partne kryesor për Paktin e Stabilitetit por dhe një factor i rëndësishëm në Ballkan. Homba nënvizoi se Shqipëria ka bërë një sërë përparimesh në fusha të ndryshme. Në takimet që ai zhvilloi sot theksoi se janë pikërisht këto arsyet për të cilat shqipëria  ka filluar të shikohet me simpati nga vendet anëtare të BE dhe të G-8.

Homba pohoi se të gjitha projektet që ka paraqitur Shqipëria në kuadrin e Paktit të Stabilitetit janë financuar ndërsa shtoi se në Qershor do të fillojnë zbatimi i projektit të për Shqipërinë që është riparimi i rrugës Durrës-Kukës./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari