Pamela Anderson ikona bjonde e bukurisë ka surprizuar të gjithë teksa është shfaqur me flokë të zeza për kopertinën e revistës Paper Magazine. 48 – vjeçarja prezantoi koleksionin e e saj të këpucëve “mizore”.  Megjithatë në vend që vëmendja të ishte tek këpucët, sytë e të gjithëve u përqëndruan tek Pamela.

pamela3

Aktorja e Baywatch ka treguar edhe një herë se vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer teksa ka pozuar nudo. Kjo nuk është hera e parë për Pamelën që shfaqet e zhveshur në një kopertinë reviste. Ajo ka pozuar 14 herë për kopertinën e revistën Playboy.

pamela2

“Më pëlqen të punoj fort dhe argëtohem shumë duke qenë muzë për të tjerët. Sepse do të thotë që duhet të jem vetvetja, kjo është puna ime”,- u shpreh ajo.

Anderson shtoi se ajo  po kalon një periudhë shumë të mirë, tashmë që dy fëmijët e saj janë rritur dhe ata e mbështesin në çdo hap që hedh./tvklan.al