Shtyhet deri më 30 Qershor të viti 1999 afati i përdorimit të hapësirës ajrore dhe aeroportuale të Shqipërisë për fluturimet e avioneve dhe helikopterëve ushtarak të NATO-s. Qeveria shqiptare ka vendosur sot që t’i krijojë hapësira NATO-s përsa i përket hyrjes dhe lundrimeve të anijeve ushtarake të kësaj organizate në ujrat territoriale dhe në përdorimin e porteve shqiptare.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u vendos rritja 10% e pensioneve të pleqërisë së qytetit ndërsa pensionet e invaliditetit do të rriten 15%. Majko ka bekuar sot ditën e dytë të Komitetit Ndërministror për Integrimin e Euroatlantik. Sipas sekretarit të shtetit Maqo Lakrori, Intergrimi Euroatlantik është proces i gjatë që kërkon pjesëmarrje të gjërë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame