Flet Kryeministri Pandeli Majko.

Jam i detyruar si Kryeministër të deklaroj. Them dhe e nënvizoj fjalën kryeministër sepse alternativa dhe dimensioni kryesor që përfaqëson sot Partia Socialiste është qeverisja. Dhe ne jemi të vetëdijshëm, të vendosur që këtë qeverisje t’a çojmë deri më 2001. Ka ikur koha e spektakleve. Për ne ka vetëm një dimension. Kjo është puna. Partia Socialiste, të gjitha forcat progresiste që formojnë koalicionin e sotëm qeverisës kanë vënë në pah të parimeve të tyre të shprehura në programin e kësaj Qeverie dhe programin e kësaj partie, bazën politike të dialogut. Dora e dialogut ka qënë gjithnjë e shtrirë ndaj Opozitës dhe jo thjesht për t’ju ofruar disa vende apo kolltuqe. Dhe kjo jo thjesht si një sllogan por si një parim demokratik i shenjtë. Shqipëria ka vënë propozim, ne nuk ulemi në dialog me Partinë Demokratike për të krijuar qeveri të përbashkët. Kjo është e qartë dhe prerë e deklaruar nga Kryeministri që keni zgjedhur. Ne kemi përçuar dhe zhvilluar konceptin e bashkëpunimit të Partisë Socialiste me bindjen se vetëm bashkëpunimi dhe paqja politike që nuk zverdh konkurencën e lirë të ideve dhe alternativave mund të gjenerojë zhvillim dhe begatinë në vendin tonë. Unë kam besim se ne po materializojmë dëshirat dhe aspiratat jo vetëm të socialistëve por edhe të të gjithë shqiptarëve për një jetë më të mirë me njëri tjetrin dhe me fqinjët tanë.”/tvklan.al