Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Pandeli Majko i pyetur nga TV Klan flet për grupin që organizoi grushtin e shtetit në 14 shtator 1998. Sipas Majkos u mbetet organeve kompetente të drejtësisë të hetojnë dhe të vendosin për deputetët demokratë të cilët organizuan protestat e njëpasnjëshme.

” Qytetarët duan të dinë se cila ishte përgjigja e garantëve të zbatimit të ligjit që nuk qëndruan në vendin e duhur përbalëë njerëzve të armatosur që kërkuan të përmbysin institucionet. Unë mendoj që është detyrë e organeve kompetente sepse Partia Socialiste nuk është organ akuze që ata të cilët organizuan grushtin e shtetit të procedohen penalisht. Qëllimi i mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste ishte biseda telefonike midis kryemistrit Fatos Nano dhe sekretares Ollbrajt për të diskutuar situatën. Parlamenti po e shqyrton mirë çeshtjen e heqjes së imunitetit të deputetëve. Nuk do të ketë ulje në tryezë për bisedime nga ne me Sali Berishën, kurse me përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike jemi të gatshëm.”

Pamje Pandeli Majko Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame