Thomas Strakosha do ti mungojë kombëtares në dy ndeshjet e para kualifikuese për Europianin 2020. Trajneri Panucci ka marrë ndaj tij masën e pezullimit për shkak të vonesës në grumbullim. Zyrtarisht nuk konfirmohet arsyeja e këtij vendimi, por presidenti i Federatës Armand Duka, duket se i jep të drejtë trajnerit Panucci.

Ndërkaq në konferencën e para për shtyp të futbollistëve Eros Grezda dhe Armando Sadiku janë shfaqur të motivuar dhe në formë për tu përballur në ndeshje me Turqinë dhe Andorrën

Skuadra ka nisur përgatitjet për ndeshjen e së premtes ndaj Turqisë, takim që do të luhet në “Loro Boriçi” ndërsa më 25 Mars Shqipëria do të luajë në Andorra.

Tv Klan