“Këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër”

Pas paralajmërimit të Presidentit Ilir Meta për kallëzim penal, nuk ka vonuar reagimi i kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ardian Dvorani, me ironi thekson se “më në fund, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo”.

Ai thotë se “këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojëra mediatike dhe procedurale të përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës”.

Tv Klan