Sipas MeteoAlb, pjesa më e madhe e vendit do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por në zonat Veriore vranësirat do të sjellin reshje shiu të pakta.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 5°c, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 25°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimin 4 ballë. /tvklan.al