Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin rrebeshe të pakta. Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të fuqizohen duke sjellë reshje me intensitet deri mesatar dhe të lartë në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë./tvklan.al