Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë orëve të paradites, por pas- mesditës priten grumbullim i vranësirave si fillim në zonat Veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës të ketë reshje të dendura shiu ku herë pas here do të jenë edhe rrebeshe.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në Pukë dhe Korçë deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet: Elbasan dhe Fier.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./tvklan.al