Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën më të madhe do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta në zonat malore në orët e para të ditës.

Por gjatë mesditës dhe në vijim vranësirat gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. /tvklan.al