Parashikimi i motit 23 Korrik

Posta

Parashikimi i motit 23 Korrik

08:00 23/07/2019

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë afrikane do të diktojnë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë Shqipërinë, gjatë gjithë ditës, përjashtuar zonat veri-verilindore, ku gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të shfaqen vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit vijojnë të larta, duke bërë që termometri në mesditë të arrijë deri në 39°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi