Sipas MeteoAlb, vijon Shqipëria nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajet verilindor dhe juglindor, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu. Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C  vlera minimale deri në 35°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./tvklan.al