Teuta mposhti minimalisht Laçin, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë në Superiore.

Durrsakët iu falën një goli të shënuar nga Ledio Beqja, për të marrë 3 pikë të rëndësishme për renditjen.

Me këtë fitore, Teuta i largohet vendeve të fundit dhe ngjitet e katërta me 10 pikë të grumbulluara.

Në krahun tjetër, Laçi është në krizë totale sa i përket rezultateve dhe renditet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë të marra.

Java e ardhshme, do të vendosë kurbinasit përballë Dinamos, ndërsa Teuta sfidon Tiranën në shtëpi. /tvklan.al