Kategoria e Parë, luajti këtë të shtunë, pesë ndeshjet e javës së gjashtë.

Besa triumfoi me përmbysje ndaj Apolonisë, me rezultatin 2-1. Kavajasit rikthehen të fitorja, pas barazimit në javën e kaluar.

Burreli surprizoi Lushnjën, duke e mposhtur minimalisht. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Vora ndaj Pogradecit.

Kukësi mori tre pikë të rëndësishme, pasi mposhti 1-0 Korabin në shtëpi, falë një goli të shënuar nga Hilaj në minutën e 6-të.

Flamurtari mori fitoren e pestë radhazi, pasi triumfoi 2-0 ndaj Valbonës dhe renditet në vendin e dytë me 15 pikë, po aq sa Vora e vendit të tretë dhe një pikë më pak se Besa kryesuese.  

RENDITJA:

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al