Dashi- Nuk duhet të prisni zgjidhje të menjëhershme në punë. Nga e diela Venusi nuk do të jetë më në opozitë. Historia e punës mund të peshojë pak.

Demi- Kjo e shtunë do ju gjejë tejet të tensionuar. Parashikohen keqkuptime të mëdha në sferën sentimentale, por më të shumta do të jenë në atë profesionale.

Binjakët- Yje janë të favorshëm në dashuri. Disa do të shohin ndjesi më të mira kur të zgjohen. Me Jupiteri në shenjë duhet të shfrytëzoni mundësitë.

Gaforrja- Duhet të mundoheni të përqëndroheni në shëndetin tuaj psiko-fizik. Parashikohen polemika të shumta në sferën sentimentale, të cilat do të prishin qetësinë tuaj.

Luani- Kjo ditë nuk do të jetë në ritmin e duhur, madje nën nivelin e atyre që keni lënë pas. Parashikohet që të keni pakënaqësi të shumta në çdo sektor, sidomos në fushën e ndjenjave dhe atë profesionale.

Virgjëresha- Nuk mungojnë mundësitë e mira për momentin. Në një miqësi keni nevojë për shumë mirëkuptim të ndërsjellë. Hëna në shenjë dhe muaji që përfundon me yje të mirë.

Peshorja- Gjatë orëve në vijim do të keni mundësi të keni një takim të veçantë. Nuk duhet të përfshiheni në polemika me asnjë çmim. Shumë prej jush do të duhet të gjejnë një qetësi të brendshme.

Akrepi- Parashikohet një periudhë mjaft e fortë rikuperimi në sferën profesionale. Pozitive do të jetë dita edhe sa i takon ndjenjave dhe raporteve familjare, duke arritur një sërë objektivash që i keni vendosur vetes.

Shigjetari- Gjatë orëve në vijim do të thirreni për të shqyrtuar disa projekte. Ndërsa gjatë ditës së dielës do jetë më mirë t’i lini gjërat t’ju rrëshqasin nga supet.

Bricjapi- Situata sentimentale po merr një kthesë për mirë. Shumë prej jush do të jenë në gjendje të organizojnë diçka të këndshme. Edhe në punë do të merrni një lajm të mirë në punë.

Ujori- Do të nisni rikuperimin e një pjese të energjive gjatë kësaj dite, pas vështirësive të shumta të kaluara në çdo sektor. Fati do ju buzëqeshë si në jetën familjare edhe në atë profesionale.

Peshqit- Situata vijon të paraqitet kritike në fushën e ndjenjave. Ndërsa nga pikëpamja profesionale, parashikohen zhvillime të bujshme dhe rezultate të mira.