Sipas MeteoAlb, kushtet e paqëndrueshme atmosferike mbeten prezent në vendin tonë duke diktuar vranësira dhe shira por pas mesditës priten intervale të shkurtra kthjellimesh në pjesën më të madhe të territorit.
Orët e pasdites sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu dhe mini-stuhi të forta ere, në zonat malore përgjatë shtrirje lindore do të bien reshje dëbore. E njëjta situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë. /tvklan.al