Parashikimi i motit 9 Prill



Parashikimi i motit 9 Prill

08:00 09/04/2021

Ultësira perëndimore do të mbizotërohet nga moti i kthjellët gjatë gjithë ditës. Ndërsa në zonat malore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të dukshme do të bëhen gjatë orëve të pasditës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al







Të ngjashme