Ky është Parku Rinia i vitit 2001. Kryeministri Meta ka deklaruar se brenda muajit Prill të gjitha kioskat e ndërtuara në këtë park do të rrafshohen dhe këtij vendi do t’i rikthehet gjelbërimi i dikurshëm. Deklarata e djeshme e Metës ka mpirë pronarët e lokaleve që për vite me radhë kanë ushtruar biznesin e tyre këtu. Nëse 11 vite më parë, parkun e mbajmë mend me gjelbërim dhe të vetmin lokal shtetëror “Tajvanin”, ai sot thuajse nuk duket nga kioskat apo lokalet rreth e rrotull tij./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori