Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Garda e Republikës pritet të kalojë së shpejti në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Duke iu referuar Kushtetutës, që e përcakton Gardën si forcë e armatosur, Ministri i Rendit Spartak Poçi u shpreh sot pasdite në parlament, se qeveria po përgatit një projekt-ligj të veçantë për këtë qëllim.  

Poçi iu kundërpërgjigj akuzave të deputetit Demi, se Kushtetuta ka dy vjet që është miratuar, ndaj Garda duhet të kishte kaluar me kohë në përbërje të forcave tokësore të ushtrisë. Pas interpelancës me Ministrin Spartak Poçi, parlamenti miratoi raportin e Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve për licencimin e mediave të reja elektronike private.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve Sefedin Çela, konfirmoi fundin e muajit Gusht si afati i fundit për licencimin e këtyre mediave me ndarjen e frekuencave./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame