Parlamenti voton rezolutën për krimet serbe

Parlamenti voton rezolutën për krimet serbe

19:38 16/05/2019

Debat i gjatë dhe i ashpër është zhvilluar para miratimit të rezolutës për dënimin e krimeve e genocidit serb në Kosovë. Ndërsa publikimi i fotografisë nga deputetja Flora Borvina, ku shihet dhunimi i një gruaje nga serbët gjatë luftës në Kosovë, ka zgjuar reagime të mëdha.

Reagimi i parë ishte nga deputetja Saranda Bogujevci, e cila ishte plagosur rëndë gjatë luftës në masakrën e Podujevës, ku edhe humbi një pjesë të madhe të familjes. Por kjo nuk e ndali deputeten Brovina që të publikojë edhe një tjetër fotografi.

Ndërsa Prokuroria e Shtetit, nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se do të hapë hetimet për dhunim, fotografinë e së cilës e publikoi Brovina.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga veprimin e sotëm të deputetes Brovina e ka quajtur të turpshëm. Ndërsa rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës thotë se Brovina shkeli dinjitetin e të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Tv Klan
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI