Partia Demokristiane nuk i bindet ultimatumit të vënë nga Agetina Prela për lëshimin e zyrave. Ata shprehen se zonja Prela nuk ka qënë në strukturat e partisë dhe për këtë arsye ata kanë bërë kallëzim penal dhe kanë kërkuar nga organet e rendit ruajtjen  jetës. Sipas kryetarit të Partisë Demokristiane propozimi Prelës është absurd për një parti e cila është regjistruar ligjërisht në Ministrinë e Drejtësisë. Ndërkohë lideri partiak, akuzoi Partinë Socialise se ka përgatitur 60 mijë kopje të broshurës së Kushtutës të cilat nuk i ka shpërndarë por i ka mbajtur për elektoratin e saj. Përsa i përket fushtatës referendare, demokristianët  pas një takimi të shtabit të grupimit “Bashkimi për Demokraci”, është rënë dakort për një fushatë të përbashkët të të gjitha partive.

Pamje Partia Demokristiane, nënkryetari konferencë./tvklan.al