Anëtaret e Partisë Levizja e Legalitetit janë  shprehur se partia e tyre i ka kapërcyer krizat përçarëse të kohës së fundit. Kryetari i ri i Këshillit Kombëtar Et’hem Fezollari theksoi se do të vendosë sa më shpejt raporte të reja pavarësie me komitetin drejtues. Për legalistët, Kushtetuta edhe nëse miratohet ajo do e ketë jetën e shkurtër dhe do të rrëzohet me ardhjen e forcave të djathta në pushtet. Ata përshëndetën dhe vendimin e demokratëve për thirrjen që i bënë elektoratit për të mos votuar në 22 Nëntor. Gjithashtu konservatorët janë prononcuar duke parashtruar dy kërkesa, që qeveria Majko të deklarojë paratë e marra nga komsioni për refugjatët dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve iu kërkua publikimi i numrit të votuesve 24 orë para zgjedhjeve.

Pamje Partia Lëvizja Legalitetit konferencë shtypi, Et’hem Fezollari./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti