Kushtetuta e re ende nuk ka hyrë në realitetin shqiptar. Republikanët kanë kërkuar sot njohjen dhe respektimin e neneve të Kushtetutës së Re si dhe përshtatjen e të gjithë Legjislacionit. Qeveria dhe Parlamenti u shpreh lideri republikan Mediu në konferencën për shtyp po kryejnë veprimtari antikushtetuese duke zbatuar ligje që vijnë në kundërshtim me të.

Kjo tregon se mazhoranca socialiste asnjëherë nuk ka qënë e interesuar për ti dhënë një vlerë reale Kushtetutës por e ka parë atë si trofe politik. Sipas republikanëve deri tani nuk ka asnjë iniciativë të Qeverisë apo Parlamentit për të zbatuar Kushtetutën e në mënyrë të veçantë nenin 41 i cili zgjidhte përfundimisht të drejtën e pronës private.

Moszbatimi i Kushtetutës theksoi Mediu, si dhe abuzimi u jep mundësi përfitimi dhe abuzimi nga njerëzit e veshur me pushtet. Republikanët i kanë dërguar një protestë Ambasadorit Evert e Përfaqësuesit të Komunitetit Europian Papakostandinov./tvklan.al

Gazetare : Ornela Bego