Vendimi pas nxjerrjes së dekretit të Presidentit

Tre aleatët e Lulzim Bashës, Partia Republikane, ajo Agrare Ambjentaliste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzuan kërkesën për regjistrim në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve vendore të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta.

Regjistrimi i tre partive opozitare vjen pas kërkesës që pak ditë më parë i dërguan këtij institucioni që në respekt të dekretit të kreut të shtetit të nisë procedurat për organizimin e zgjedhjeve lokale në 13 Tetor.

Por në mungesë të katër anëtarëve të mazhorancës që kanë nisur lejet vjetore mbledhja dështoi.

Për shumicën 13 Tetori është një ditë pushimi pasi zgjedhjet janë mbajtur tashmë në 30 Qershor.

Sakaq kjo e hënë shënon edhe përfundimin e afatit për regjistrimin e subjekteve elektorale në zgjedhje.

Tv Klan