Partizani ngjitet në krye të Superligës



Partizani ngjitet në krye të Superligës

20:32 03/05/2021

Të kuqtë fitojnë përballjen me Apoloninë

Partizani mori kreun e Superligës pas fitores 1 – 0 me Apoloninë e vendit të fundit. Sfida e luajtur të hënën në Elbasan u vendos nga Asani. Pas shumë përpjekjeve sulmuesi i të kuqve realizoi në të 76’.

Një hap drejt titullit për Partizanin, ndërsa Apolonia është drejt kthimit në Kategorinë e Parë, kur kanë mbetur edhe 5 javë për t’u zhvilluar. Takimi tjetër i së hënës i vlefshëm për javën e 31, Vllaznia – Teuta u mbyll pa gola.

Rastet nuk munguan për të dy ekipet, por pa sukses. Gjithsesi si Teuta dhe Vllaznia kanë ende shanse që të shpallen kampionë, pasi janë respektivisht 1 dhe 3 pikë larg vendit të parë.

Laçi fitoi 2 – 0 sfidën me Kukësin, duke qëndruar në garën për titullin. Për kurbinasit shënoi Lushkja. Për Kukësin e Mirel Josës situata po kthehet e vështirë, pasi zona e rënies është pranë.

Tv Klan







Të ngjashme