Me 3 humbje radhazi dhe në prag të një krize që nuk po gjen zgjidhje, Partizani do të presë në kryeqytet Vllazninë të etur për pikë. Pritej reagimi me Teutën, por nuk erdhi kështu që ndaj Vllaznisë kërkohet sforcoja e fundit të vitit

“Sezoni i Partizanit ka filluar që në datën 15 Qershor, edhe nuk ka ndaluar më deri sot që jemi 21 Dhjetor. Ka qenë një sezon i gjatë dhe i lodhshëm. Nga skuadra pres sforcon e fundin, të bëjmë sakrificën e fundit, për Partizanin, për klubin, për presidentin, për drejtorin, për tifozët mbi të gjata. Ta fitojmë këtë ndeshjen dhe pastaj kemi kohë të mendojmë dhe të rifillojmë me forcat e duhura”, tha Kalari, trajner i Partizanit.

E kanë parashikuar si një ndeshje të fortë edhe shkodranët.

“Duhet të luajmë me zgjuarsi. Jemi gati për Partizanin. Kemi folur shumë për këtë kundërshtar. Ne na duhen pikët. Unë besoj se lojtarët do të marrin pikë jashtë. Do të mbyllim korridoret dhe do të tentojmë me kundërsulm”, tha Januz, trajneri i Vllaznisë.

Tirana do të udhëtojë drejt Laçit ku e pret një ndeshje e fortë. Luftëtari do të shkojë në Ballsh ku do të kërkojë pikë edhe pse fusha e stadiumit “Adush Muça” është e vështirë.

“Të gjitha ndeshjet të vështira. Nuk shkojmë në Ballsh për të kaluar kohën, por për rezultat pozitiv. Skuadra nuk ka humbet më. Minimalja të marrim një pikë”.

Në ndeshjet e tjera Flamurtari do të luajë kundër Teutës ndërsa Kukësi me Skënderbeun.

Tv Klan