Partizani tentoi surprizën

Partizani tentoi surprizën

16:59 18/07/2019

Përballet me Sherif Tiraspolin në Europa League

Eliminimi i Partizanit nga Champions erdhi pas një loje ku të kuqtë mund të kishin bërë surprizën. Në Dalga Arena të Bakusë, kampionët e Shqipërisë nuk u treguan  inferior ndaj kundërshtarit, madje diferencat në fushë ishin të pakta.

Partizani goditi pasqyrën e portës vetëm një herë më pak se Qarabag. Ndeshja ishte e hapur deri në minutën e fundit, ku azerët vulosën fitoren 2 me 0. Shansin e artë e kishte solomon në pjesën e dytë që edhe pse i vetëm me portierin nuk arriti të barazojë.

Strategjia e Franco Lerdas u mbështet te loja mbrojtëse dhe krijimi i mundësive të shënimit me kundërsulm.

Partizani është ende pjesë e kupave të Europës. Në turin e dytë të Europa League do të ketë përballë Sheriff Tiraspol, ekip ku luan edhe Liridon Latifi. Skuadra moldave para 2 viteve eliminoi Kukësin nga Champions, ndërsa në sezonin 2010 – 2011 largoi nga gara Dinamon.

Sheriff është kualifikuar 3 herë në fazën e grupeve të Europa League. Moldavët u eliminuan nga Champions League këtë sezon nga gjeorgjianët e Saburtalo Tbilisi. Partizani do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi më 25 Korrik, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet më 1 Gusht.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT