Nën një qiell të vijëzuar nga një hark shumëngjyrësh ylberi, e zhytur në një liqen termal, Dua Lipa ka ndarë disa foto fantastike nga xhirimet për fushatën e re të parfumit “Libre” nga Yves Saint Laurent.

Duke notuar në ujëra që duken tërësisht të bardha, rrethuar nga gjelbërimi dhe dheu i kuq, këngëtarja ka mahnitur fansat me peizazhet e Islandës.

48 orë në Islandë nën dritën e ditës pa ndalim. I adhurojmë aventurat”, shkruan ajo në postim, ku ka etiketuar edhe markën prestigjioze. Shprehja “punë, punë natë e ditë” duket se merr kuptim tjetër në këtë rast sepse e vetmja gjë që mund të shohë Dua është dita dhe drita.

Fushata  e re duket se do të jetë e zjarrtë pasi në njërën prej fotove, Dua ka ndarë një pjesëz të fjalës “Libre”, e cila është e përfshirë nga flakët. Lipa është imazh i parfumit prej vitit 2019./tvklan.al