Pas 6 vjetësh martesë burri i thotë se është gay, gruaja…

Posta

Pas 6 vjetësh martesë burri i thotë se është gay, gruaja…

20:50 03/11/2019

Një grua, e cila zbuloi se bashkëshorti i saj ishte homoseksual pas 6 vjetësh martesë, ka vendosur ta padisë atë duke kërkuar një dëmshpërblim prej 450 mijë paundësh.

Duke iu referuar dokumenteve gjyqësore, e përditshmja Mirror shkruan se gruaja Afrika e Jugut nuk kishte asnjëlloj dyshimi se burri ishte gay.

Përpara se të kurorëzoheshin në martesë, ai i tha asaj se ishte heteroseksual dhe se donte të kishte fëmijë me të.

Por vetëm 2 muaj nga përvjetori i 6-të i martesës, ai i tha bashkëshortes se ishte homoseksual.

Rasti në fjalë po gjykohet nga një gjykatë në Cape Town.

Gruaja, e cila mbetet anonime, kërkon 255 mijë paund për dhimbjen emocionale dhe traumën psikologjike dhe 204 mijë paund për humbjen e të ardhurave./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi