Këngëtarja e njohur Kelly Clarkson dhe bashkëshorti i saj Brandon Blackstok po i japin fund martesës së tyre, pas 7 vitesh së bashku.

Sipas CNN, Clarkson ka bërë kërkesë për divorc nga Blackstock, duke përmendur faktin se nuk ka më kthim pas.

Blackstoc dhe këngëtarja janë martuar në Tetor të vitit 2013 dhe kanë dy fëmijë së bashku, River Rose dhe Remington Alexander. Blackstock gjithashtu ka dhe dy fëmijë nga një martesë e mëparshme.

Gjatë periudhës së izolimit, ata ishin së bashku në pronën e tyre në Montana. Pikërisht aty, Clarkson regjistroi edhe programin e saj të përditshëm televiziv.

Dokumentet për divorc janë paraqitur nga këngëtarja në 4 Qershor. Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet, që e çuan çiftin drejt divorcit. /tvklan.al