Elbasani u përfshi në një ngjarje të rëndë 4 ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, ku u vra 1 person dhe u plagosën 4 të tjerë. Ngjarja duket se kishte sfond politik me akuza për blerje votash. Por si po shkon aktualisht numërimi në Qarkun e Elbasanit dhe sa vota kanë marrë partitë kryesore?

Kështu, sipas të dhënave të deritanishme të KQZ, deri në orën 08:43 janë numëruar 167 kuti nga 511 në total. Partia Socialiste kryeson me 55.21% të votave ose 8 mandate. Partia Demokratike ka marrë 36.83% të votave ose 6 mandate deputetësh.

Ndërsa partitë e tjera deri në këto momente nga numërimi i votave në Qarkun Elbasan nuk kanë marrë asnjë mandat. /tvklan.al