Ministri i Jashtëm Paskal Milo ka reaguar në mënyrë negative ndaj ofertës jugosllave për ndryshimin e qendrimit të qeverisë shqiptare ndaj Kosovës. Milo tha se duhet pritur ende disa veprime konkrete nga pala jugosllave përpara vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike.

“Nuk ka ndryshuar absolutisht qendrimi i qeverisë shqiptare ndaj çeshtjes së Kosovës. Ne e kemi theksuar dhe e theksojmë vazhdimisht se çeshtja e Kosovës do të zgjidhet nga vetë shqiptarët e Kosovës. Nga shprehja e vullnetit të lirë të tyre. Pra është mëse e qartë çdo përpjekje për të ngatërruar dhe spekulluar me veprimet e qeverisë shqiptare në këtë drejtim, qoftë jashtë qoftë dhe këtu brenda në Shqipëri, janë të pasuksesshme.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame