Përgatitja:

500 gr miell

400 gr midhje

100 gr pomodorini

30 gr gjalpë

6 vezë

2 kunguj jeshilë

1 spec djegës

1 gotë verë të bardhë borzilok

Hudhër

Trumzë

Kripë

Piper

Përbërësit:

Fillimisht përgatisim brumin. Në një tas vendosim miellin, shtojmë në të vezët, vaj ulliri, kripë, piper, trumzë dhe i përziejmë derisa të formohet brumi. Më pas brumin e përgatitur e hapim hollë, e lyejmë me vezë dhe e presim në formë fluturash. Pastat e përgatitura i ziejmë në një tenxhere me ujë për dy minuta.

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht specat dhe hudhrën, më pas shtojmë borzilok, domate, midhjet dhe në fund kungujt. I skuqim për dy minuta dhe më pas shtojmë në to pastat e freskëta dhe i përziejmë të gjitha bashkë në mënyrë që të lidhen dhe janë gati./tvklan.al