Ditën e sotme është firmosur marrëveshja nëpërmjet Italisë dhe Shqipërisë për njohjen e ndërsjellë të patentave shqiptare. Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama. Ai thotë se ditën e sotme u mbyll një procedurë e gjatë, ndërkohë që thekson se i mban premtimet.

“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them”, shkruan Rama.

Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi” U nënshkrua në Tiranë.

Në emër të qeverisë shqiptare kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa për palën italiane, nga Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Buçi./tvklan.al