Në lagjen 1 Maji në Patos rreth orës 13:00 në katin e dytë të banesës së shtetasi F. G., ka rënë zjarr, ku për pasojë janë djegur vetëm orenditë shtëpiake dhe nuk ka dëme në njerëz.

Gjithashtu në kodrat e fshatit Mërgëlliç në Patos rreth orës 13:10 ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre, ku po rrezikohen edhe ullishtet.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. /tvklan.al