Pas komenteve të deputetes së Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka reaguar ish-nënkryetari i kësaj Partie, Astrit Patozi.

Në një koment online, ai thotë se për ata që e kanë pasur seriozisht dhe me gjithë shpirt, kur kanë bërtitur prej vitesh “Azem, Azem, ti je gjallë”, ka ardhur dita që dëshira e tyre të plotësohet.

Sipas Patozit tani demokratët kanë tani vajzën e tij, Rudinën, që mund ta ndjekin.

“Ndërsa të tjerët, të cilët kanë bërë sikur për 20 vjet me radhë, aty kanë Lulin. Pa dyshim, që opsion është edhe ai. Por mendoj se sot ka ardhur dita që secili në Partinë Demokratike të bëjë zgjedhjen e vet të sinqertë, pa u fshehur pas gishtit”, shkruan Patozi që e sheh këtë si një tjetër fitore të protestës së studentëve.

Tv Klan