Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se që prej vitit të ardhshëm bizneset dhe sipërmarrjet në Shqipëri do të paguajnë afërsisht 2000 euro në vit shtesë.

Sipas Tabakut, Rama ka gënjyer që bizneset e vogla nuk do të paguajnë asnjë taksë. Ajo shkruan se këtë e ka “nxjerrë zbuluar taksa e fshehur e Fiskalizimit”.

“Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, bizneset dhe sipërmarrjet në Shqipëri do të paguajnë afërsisht 2000 euro në vit shtesë. Kjo kosto ekstra për bizneset e rrënuara nga kriza dhe pandemia, është “dhurata” e re e Edi Ramës për klientët e tij dhe i ka kushtuar xhepave të shqiptarëve 16 mil Euro. Bizneset e mesme dhe te vogla do të rëndohen dhe më tej për të paguar këtë koncension të ri, dhënë një kompanie kroate si qokë personale e Ramës dhe që do të paguhet nga xhepat e shqiptarëve. Fiskalizimi përfshin një shtesë të kostove të internetit me mesatarisht 130 euro në vit, ndërkohë që vlera e përditësimit të sistemeve financiare shkon mesatarisht deri në 500 euro në vit nëse biznesi zotëron një llogari (pra një të punësuar apo vetëpunësuar)”, thotë Tabaku.

Sipas ish-deputetes përveç taksës së Fiskalizimit mbi bizneset do të rëndojnë taksa dhe tarifa lokale të 10-fishuara. /tvklan.al