Politike i cilësoi Partia Demokratike arrestimet dhe procedimet e bëra nga policia pas protestës së të shtunës.

“Janë me dhjetëra qytetarët e ndaluar me urdhrin e Edi Ramës dhe mbetjes komuniste, Sandër Lleshaj, të cilët kanë për qëllim të ushtrojnë terror ose të frikësojnë shqiptarët! ! I zhytur në panik, Edi Rama po përdor të gjitha institucionet e represionit, duke filluar nga narkopolicët dhe banditët me uniformë që përgatisin raporte të rremë kundër protestuesve tek  prokurorët e Arta Markut, që ngrenë akuza politike mbi dëshmi të rreme e deri tek ndonjë gjykatës militant si Arben Micko”.

Demokratët akuzuan policinë se është vënë në urdhrat politike të Ministrit të Brendshëm. Si dëshmi të kësaj, ajo publikoi pamjet filmike të sjelljes së policisë pas një debati të ashpër mes ish-deputetit Bardh Spahia e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, teksa ky i fundit vizitonte efektivët e lënduar gjatë protestës së opozitës.

Duke i cilësuar revoltuese pamjet, Paloka paralajmëroi se ata që u shërbejnë urdhrave të Kryeministrit do të mbajë përgjegjësi para ligjit. Ndërsa Lulzim Basha, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin, përmes një postimi në rrjetet sociale e paralajmëroi sërish Kryeministrin Rama se nuk ka asnjë hap pas nga beteja e nisur me qytetarët.

Tv Klan