Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Demokratike dhe ajo Republikane, kanë mbledhur sot drejtuesit e strukturave në rrethe, për të paraqitur strategjinë e bashkëpunimit për fushatën e zgjedhjeve të Qershorit. Kjo fushatë, tha kreu demokrat Berisha, do të shënojë një fillim të ri për opozitën, nëpërmjet bashkimit, përzgjedhjes më të mirë dhe qeverisjes së përbashkët nesër. Ai ripërsëriti ftesën për të gjitha partitë përveç atyre të majta.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Unë ju sigurojë se ne po e monitorojmë dhe po ndjekim me vëmendje absolute, të gjitha qëndrimet e koalicionit qeveritar, që janë fund e krye një amoralitet i plotë, janë fund e krye një mashtrim total. Një gjë duhet të sqarojnë shqiptarët, se këta janë tërësisht anti europian. Shpreh bindjen e thellë se do t’i japim Shqipërisë, një nga fitoret më të mëdha, fitore të cilën e pret me kënaqësi të madhe perëndimi, e presin mbarë shqiptarët kudo që ndodhen”.

Drejtuesit lokal demokratë dhe republikanë iu është kërkuar ngritja e strukturave të përbashkëta në çdo zonë dhe koordinimi i emrave të kandidatëve, pas përzgjedhjes së bërë brenda partive./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego