Rama: Nuk është koncension, por licencim

Partia Demokratike ka paditur në SPAK vendimin e qeverisë për përcaktimin e metodologjisë dhe procedurave të monitorimit në fushën e hidrokarbureve, si një akt korruptiv dhe që do sjellë rritje të çmimit të karburanteve.

Sipas selisë blu, ky vendim prodhon një koncension të ri që synon ofrimin e shërbimit për gjurmimin e karburanteve që nga momenti që hyjnë në import apo dalin nga rafineria e deri te konsumatori final.

“Në ditët e fundit të pushtetit, Edi Rama ka vendosur të japë një koncesion të fshehtë, në fushën e karburanteve, i cili do t’u kushtojë shqiptarëve 100 milionë Euro. Ky vendim, në fushatë zgjedhore shkel rregullat e zgjedhjeve, mbyll tregun në tre duar dhe, mbi të gjitha, fut duart në xhepat e qytetarëve, duke e bërë karburantin akoma më të shtrenjtë”, është shprehur ish-deputeti i PD Agron Shehaj.

Por i pyetur lidhur me këtë vendim, Kryeministri Edi Rama: Ky nuk është një koncension por një licencim.

Ky është denoncimi i dytë që Partia Demokratike bënë për këtë çështje, pasi të hënën ajo dorëzoi në KQZ një kallëzim ku theksonte se ky vendim dhe dhënia e këtij shërbimi te privatet hyn te aktivitetet e ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve.

Tv Klan