“Harxhoi mbi 2 milionë euro për fasada dhe luks”

Partia Demokratike akuzon drejtorin e Transportit Rrugor, Blendi Gonxhen, se ka abuzuar me paratë publike gjatë kohës së pandemisë.

Sipas zëdhënëses së selisë blu për 1 vit e gjysmë në detyre ka tenderuar 8 milionë euro, pjesa më e madhe për fasada dhe rikonstruksion zyrash.

Vetëm gjatë kohës së pandemisë, PD akuzon se janë shpenzuar për luks 1.7 milionë euro në 8 tendera të kryer prej muajit Mars.

Më herët demokratët e akuzuan Gonxhen se në konflikt me postin qe mban ka përfituar për kompaninë e tij private të transportit rreth 220 milionë lekë.

Tv Klan