PD: Fakte tronditëse, po minohet balancimi i pushteteve

PD: Fakte tronditëse, po minohet balancimi i pushteteve

18:57 20/02/2020

Pas deklaratës së shtyp të Presidentit Ilir Meta, ka reaguar Partia Demokratike.

Përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit, PD shprehet se tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit.

“Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin,  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë”, thuhet në deklartën e PD.

Sipas opozitës, dokumentet e bërë publikë nga Presidenti janë tronditëse dhe akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve.

“Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë.  Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend”. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi