PD i përgjigjet Ramës: Biznesi po falimenton

PD i përgjigjet Ramës: Biznesi po falimenton

18:00 26/04/2020

“Publiko tenderat sekrete dhe mos u tall me shqiptarët”

Pas qëndrimit të kryeministrit Rama në lidhje me akuzat për tenderat, Partia Demokratike ka reaguar me nënkryetarin Edmond Spaho.

Sipas tij, Rama dhe qeveria e tij vazhdojnë të tallen dhe të përqeshin shqiptarët.

Spaho thotë se Ramës i mjaftojnë 2 minuta që të publikojë kontratat e tenderave sekretë dhe t’u përgjigjet seriozisht denoncimeve të PD-së dhe të medias.

“Shqiptarët vuajnë, ekonomia vuan, Edi Rama bën klounin dhe sulmon opozitën për të fshehur varfërinë dhe krizën ekonomike që po pllakos çdo ditë e më shumë mbi qytetarët dhe Shqipërinë”, thotë Spaho.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo