“Pa garë, po i jepet klientëve të qeverisë”

Transferimi i Terminalit të Kontenierëve në Portin e Durrësit tek një kompani koncensionare, për demokratët është afera e radhës korruptive e qeverisë.

Ish-deputetja Jorida Tabaku tha se dhënia e këtij koncesioni është bërë në shkelje të procedurave ligjore pa garë.

“Koncensioni i kalatës së Portit të Durrësit për 5 vite për 30 milionë Euro është një aferë e pastër korruptive. U detyruan dhe larguan kompaninë, e hapën koncensionin për pak ditë, e kanë mbyllur atë për 20 ditë. Ndërkohë që duhej të bënin një thirrje për tender ndërkombëtar që të zgjaste 52 ditë, për t’ia dhënë atë klientit të radhës. Ky është një transferim i pastër dhe i qartë i fondeve publike nga buxheti i shtetit tek një koncensionar, që nuk do të bëjë asgjë dhe praktikisht nuk do të bëjë asnjë investim, sepse investimet, mirëmbajtjen do të vazhdojë t’i bëjë Porti i Durrësit.”

Partia Demokratike thotë se ky koncension do t’i jepet një kompanie pranë qeverisë, e cila sipas saj, përveç cënimit të sigurisë kombëtare, ka edhe probleme që lidhen me menaxhimin.

Tv Klan