Demokratët kërkuan hetimin e rastit nga prokuroria

Partia Demokratike ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se ka fshehur rastin me Covid-19 të evidentuar në kopshtin publik “4 Stinët” në kryeqytet.

Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa në një dalje të posaçme për mediat u shpreh se në këtë kopsht ka patur një punonjëse me tampon pozitiv COVID-19 dhe kjo është mbajtur e fshehur me vetëdije nga institucionet, që e kanë në varësi këtë kopsht, duke rrezikuar shëndetin e fëmijëve dhe punonjësve të tjerë.

Zhupa theksoi se prokuroria ka për detyrë të kryejë një hetim të plotë dhe të vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që fshehën me vetëdije të plotë infektimin e një punonjëseje me Covid-19.

Tv Klan